26 Dhjetor 2024

Spanja nuk do te heq dorë nga reduktimi i deficitit publik

Madrid, 3 prill - "Është absolutisht thelbësore, një objektiv nga i cili ne nuk do të heqim dorë, reduktimi i deficitit publik me 5,3 për qind këtë vit'', deklaroi Rahoj duke paraqitur buxhetin 2012 që do të jetë më rigorozi në historinë e vendit.

Kryeministri konservator përsëriti se Spanja do të rikthehet në një vend që respekton angazhimet e saj dhe do të zërë vendin që i takon duke pranuar se do të përballet me një detyrë të vështirë, me objektivin për të krijuar sa më shumë vende pune, ndërkohë që papunësia ka arritur përqindje rekord me 22,85 për qind.

Qeveria spanjolle miratoi javën e kaluar projektbuxhetin 2012 që parashikon një deficit publik me 5,3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një objektiv që iu vendos nga Brukseli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)