23 Dhjetor 2024

Spanja ndalon dhënien e lejeve të punës për rumanët

Madrid, 13 gusht - Spanja ka ndaluar dhënien e lejeve të punës për shtetasit e Rumanisë. Vendimi u miratua edhe nga Komisioni Evropian.

Spanja është duke kaluar ditë të vështira, papunësia ka arritur mbi 20%. Borxhet e vendit arrijnë në triliona dollarë, dhe kjo shifër nuk shqetëson vetëm qeverisjen e Madridit, por edhe Bashkimin Evropian.

Qeveria spanjolle mundohet të marrë një sërë masash ekonomike, në veçanti për të luftuar nivelin e lartë të papunësisë. Duket se zgjidhjen ajo e gjeti në ndalimin e qytetarëve rumunë që kanë shkuar në këtë vend për një jetë më të mirë.

Këtë vendim të Spanjës e ka miratuar edhe Bashkimi Evropian, i cili i kërkon Madridit ta mbledhë sa më shpejtë veten.

Në deklaratën e Komisionit Evropian u tha se është legjitime vendosja e kufizimeve mbi “lëvizjen e lirë të krahut të punës” në 7 vitet e para për vendet që kanë hyrë rishtas në Bashkimin Evropian.

Por ky vendim i Spanjës është i pari i këtij lloji në historinë e vendit.

Sipas këtij vendimi deri në 31 dhjetor 2012 Spanja nuk do të lëshojë leje pune për qytetarët e Rumanisë.

Por nga ky vendim nuk do të preken shtetasit rumunë që momentalisht jetojnë dhe kanë leje punë në Spanjë.

Ndërkaq pritet me kureshtje përgjigja e Rumanisë, e cila sipas afatit ligjor ka 2 javë kohë për të reaguar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)