22 Dhjetor 2024

Spanja me shkallë më të lartë të inflacionit gjatë dy viteve të fundit

Madrid, 30 shtator - Çmimet më të larta të energjisë e sollën inflacionin e lartë vjetor në Spanjë. Sipas statistikës zyrtare, shkalla e inflacionit në këtë moment është më e larta gjatë dy viteve të fundit, transmetoi Bgnes.

Çmimet u rritën për dy për qind në nivel vjetor, ndërsa në shtator në krahasim me muajin paraprak çmimet u rritën për 1,8 për qind, tregojnë të dhënat preliminare të Institutit Kombëtar për Statistikë.

Kjo është shkalla më e lartë e inflacionit prej nëntorit të vitit 2008, kur Spanja ra në depresion të thellë.

Të dhënat përfundimtare për inflacionin në shtator do të publikohen nga Instituti për statistikë nga mesi i tetorit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)