26 Dhjetor 2024

Sowi Kosovo e gatshme t’i investojë 175 milionë euro në Kosovë

Prishtinë, 20 shtator - Kompania gjermane “Sowi Kosovo” është e gatshme t’i investojë 175 milionë euro në Republikën e Kosovës, në sektorin e energjisë së ripërtërishme. Me këtë pritet të jetë kompania e parë e regjistruar si investitor strategjik në kuadër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, njëherësh zëvendëskryeministër, Dardan Gashi, është takuar me udhëheqësit e kompanisë “Sowi Kosovo” dhe në prani të zëvendësambasadorit gjerman, Jan Axel Voss, ka siguruar se Republika e Kosovës është e përkushtuar t’i mbështesë investitorët nga shtetet mike si Gjermania.

"Gjermania është një vend mik, i ka mbështetur vazhdimisht proceset nëpër të cilat po kalon Republika dhe, sigurisht, e ka derën hapur të investojë në vendin tonë. Nëse shkon gjithçka siç duhet me projektin, atëherë ky do të jetë investimi më i madh i realizuar në Kosovë që nga paslufta",- ka thënë zëvendëskryeministri Gashi.

Pengesat administrative dhe procedurale, në këtë rast moskompletimi i bordit të ZRRE-së, mund të rrezikojnë një investim të këtij lloji, për çfarë Republika e Kosovës do të dalë humbëse.

Nga ana tjetër, zëvendësambasadori gjerman, Jan Axel Voss, e ka përshëndetur krijimin e dikasterit për investime strategjike, i cili do ta lehtësonte në masë të madhe prurjen e investitorëve në Republikën e Kosovës.

Kompania gjermane “Sowi Kosovo”, 3 vjetët e fundit, ka bërë matjen e erës në regjionin e Bajgorës.

Sipas projektit, planifikohet prodhimi i 105 megavat energji elektrike, duke e renditur Kosovën në vendin e parë në Evropën Juglindore.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)