Sot shpallet eksportuesi i vitit
Prishtinë, 22 dhjetor - Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), mban konferencë informuese me bizneset të cilat kryesisht merren me eksport.
Departamenti i Tregtisë së MTI-së do të informojë pjesëmarrësit rreth përgatitjeve dhe obligimet të cilat dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) si dhe me përparësitë e Kosovës dhe kompanive prodhuese-eksportuese për kriteret e inkuadrimit në tregun e BE-së.
Në kuadër të kësaj konference, Shoqata e Eksportuesve të Kosovës do të bëjë Shpalljen e eksportuesit të vitit për kompanitë eksportuese mikro, të vogla dhe të mesme.