Sot organizohet marrsh kundër bllokadës ekonomike nga BE
Prishtinë, 15 shkurt - Koalicioni për Demokraci i përbërë nga më shumë se 200 organizata ka paralajmëruar për sot një marsh në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë moton Edhe ne jemi evropianë.
Ky marsh do të organizohet për të shprehur indinjatën ndaj bllokadës ekonomike që i është bërë Kosovës si dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj mungesës së lëvizjes së lirë të qytetarëve si pasojë e mos liberalizimit të vizave.
Sejdi Demiri, drejtues i koalicionit, ka deklaruar dje në një konferencë për media se është e padenjë, joreale dhe absolutisht e padrejtë që Kosovës, veç mospërfshirjes në procesin e liberalizimit të vizave, këto ditë ti bllokohet edhe e vetmja arterie e komunikimit me Evropën, ajo e shkëmbimit tregtar.
Dëmi material, por edhe moral që po i bëhet prodhuesit dhe, mbi të gjitha, qytetarit të Kosovës, është i pakompensueshëm dhe paraqet problem serioz, ka thënë Demiri.
Që nga fillimi i këtij viti Kosova nuk i gëzon preferencat tregtare, të cilat i vendos Bashkimi Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Komisioni Evropian i kishte vendosur këto masa për të gjitha vendet që janë pretendente për tu futur në bllokun 27-anëtarësh, në mënyrë që të mbështesin integrimin ekonomik me BE-në, ta forcojnë stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në mbarë rajonin
Ndërsa, tashmë produktet kosovare nuk mund të eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian pa iu nënshtruar tarifave doganore apo kufizimeve për sasitë.