27 Dhjetor 2024

Sot në Romë mbahet Forum për Investime dhe Tregti Kosovë - Itali

Prishtinë, 31 janar - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të Tregtisë - ICE dhe me mbështetje të ambasadës së Kosovës në Itali, sot në Romë të Italisë organizon Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë - Itali.

Pjesëmarrës nga Kosova do të jenë përfaqësues të lartë qeveritarë, të udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, të cilët gjatë forumit do t’i prezantojnë mundësitë e shumta për investime që i ofron Kosova për investitorët e Italisë.

Të pranishmëve, me një fjalë përshëndetëse, do t’ju drejtohet kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 70 kompani nga Italia të cilat do të njoftohen për së afërmi me mundësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj.

Njëherësh do të organizohen takime B2B në mes të bizneseve italiane dhe 21 kompanive kosovare me qëllim të krijimit të marrëdhënieve investive e tregtare në mes dy vendeve tona.

Kompanitë italiane njëkohësisht do të mund të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit shtetërorë, të cilët do t’i njoftojnë ata për ambientin e biznesit si dhe mbështetjen që u ofron Kosova investitorëve të huaj.

Gjatë forumit do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes KIESA-s dhe FINEST S.p.A.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)