Sot në Mitrovicë hapet tregu gjerman i Krishtlindjeve 2018
Mitrovicë, 15 dhjetor - Si çdo vit, Ambasada Gjermane së bashku me Diakonie Kosova në Mitrovicë organizon tregun tradicional të Krishtlindjeve.
Tregjet e Krishtlindjeve kanë një traditë të vjetër në Gjermani. Gjithandej vendit, tregjet e Krishtlindjeve janë festa sezonale të zakoneve dhe traditave të organizuara në ambiente magjepsëse historike.
Ambasada Gjermane dhe Diakonie Kosova i ftojnë të gjithë për të shijuar atmosferën e mrekullueshme të tregut tonë të Krishtlindjeve me një gotë Glühwein/verë të kuqe të ngrohtë, petulla të ngrohta, apo biskota tradicionale të Krishtlindjeve.
Veç kësaj, vizitorët do të kenë rastin të blejnë produkte artistike të punuara në dorë nga artizanë nga Kosova. Mjetet e grumbulluara do të dhurohen për bamirësi.
Tregu gjerman i Krishtlindjeve mbahet në oborrin e Diakonie Kosova në Mitrovicë.