Sot lansohet udhëzuesi publik për tregti ndërkombëtare

Prishtinë, 4 mars - Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket, së bashku me Xhynejd Ustaibo, Zëvendës Ministër për Tregti dhe Industri, do të marrin pjesë në ceremoninë e inicimit të Udhëzuesit për Tregti Ndërkombëtare.
USAID-i, së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës, kanë përkrahur lansimin e parë online dhe publik të Udhëzuesit për Tregti Ndërkombëtare (UTN).
Udhëzuesi për Tregti Ndërkombëtare është një vegël ndihmuese e tregti bërjes për të promovuar tregtinë përtej kufinjve dhe shtjellon tema si: kontrollat dhe procedurat doganore, udhëzues për bankat dhe institucionet tjera financiare, financimi i transakcioneve tregtare, zgjidhja e konflikteve dhe procedura tjera adminstrative për importin dhe eksportin e mallrave.
Ngjarja do të përfshijë një diskutim mbi tregtinë dhe rëndësinë e UTN, si dhe prezantimin e web faqes onllajn dhe publike të UTN-së.