Sot hapet Panairi Gratë në Biznes
Prishtinë, 3 dhjetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me OJQ Gratë në Biznes, organizon Panairin Gratë në Biznes 2015.
Panairi do të mbahet në Sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë, më datën 3,4 dhe 5 dhjetor 2015.
Hapja e panairit do të bëhet sot duke filluar nga ora 11:00, në Sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë, nga znj. Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë.