Sony trondit tregun me humbjen prej 3.2 miliardë dollar
Seul, 24 maj - Sony Corp ka njoftuar për humbje të 260 miliardë jenëve, në vend të një fitimi prej 76 miliardë jen që ishte parashikuar.
Kjo është humbja e tretë vjetore për kompaninë e cila ofron kompjuterat Vaio, PlayStation, TV Bradia, dhe një numër të madh të filmave dhe muzikës.
Ky lajm pason nga një varg fatkeqësish për Sony-n, duke përfshirë tërmetin japonez dhe një sulm të madh nga hakerat në rrjetin e saj PlayStation.
Analistët e tregut kishin parashikuar se Sony do të kishte një fitim prej 76 miliardë jen këtë vit, dhe deklarata e kësaj kompanie ka qënë e papritur për ta.