Societe Generale tërhiqet nga Shqipëria
Tiranë, 2 gusht - Societe Generale, banka e madhe franceze vazhdon të tërhiqet nga tregjet e vogla.
Degët e saj në Shqipëri dhe Bullgari do t'i shiten bankës hungareze, OPT, bënë të ditur të enjten institutet financiare. Nuk pati njoftime për çmimin e shitjes bën të ditur agjencia Reuters.
Societe Generale bëri të ditur se do të tërhiqet nga tregjet, ku ajo nuk ka potencialin e duhur dhe do të përqëndrohet tek tregjet e rëndësishme.
Në fillim të korrikut kjo bankë bleu nga banka gjermane Commerzbank fondin ETF në bursë dhe derivatet e aksioneve. Në tremujorin e dytë kjo bankë e rriti fitimin me 9,3% në 1,16 miliardë euro.