Sllovenia ka realizuar rritje prej 1.2 për qind
Lubljanë, 2 mars - Sllovenia në vitin 2010 ka realizuar rritje reale të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) prej 1.2 për qind, bëri të ditur enti slloven për statistika.
Ndonëse kjo rritje është më e vogël se mesatarja e eurozonës e cila arrinte 1.7 për qind dhe është larg shkallëve që Sllovenia i realizonte para disa viteve, Qeveria në Lubjanë vlerësoi se bëhet fjalë për rezultat të pritur.
Për rimëkëmbjen e butë ekonomike në raport me rënien e madhe të BPV-së në vitin 2009, më së shumti merita ka rritja e eksportit për 7.8 për qind.
Sipas profesorit të fakultetit ekonomik në Lubjanë, Bogomir Kovaç rritja e ngadalësuar ka të bëjë me kërkesën e dobët në tregun vendor.