09 Janar 2025

Sllovenët shesin aksionet e tyre te Birraria “Peja”

Pejë, 24 mars - Pronari i Birrës së “Pejës”, kompania “Lashko Grup” nga Sllovenia ka nxjerrë në shitje Birrarinë e Pejës.

Konkretisht ai ka nxjerrë në shitje 58 për qind të aksioneve që zotëron ajo. Ajo është publikuar në formën e një tenderi ndërkombëtar, ndërsa procesi pritet të përfundojë deri gjatë fundit të verës.

“Lashko Grup” ka kaluar një periudhë të keqe në biznes në Slloveni, dhe për pasojë të politikave të gabuara të menaxhmentit, ndërmarrja është futur në borxhe të thella, që i ka detyruar në shitjen e shumë aseteve që ka ajo, përfshirë jo vetën birrën e Pejës, por pothuaj gjithçka jashtë linjës së prodhimit të birrës. Sebastian Gergeta, drejtor gjeneral në fabrikën e Birrës në Pejë, thotë se tashmë është vendosur gjithçka.

“Vendimi është i pakthyeshëm. Birraria është në shitje dhe kjo ka qenë një veprim i detyruar për ne. Shkaqet nuk kanë të bëjnë me mënyrën se si ka shkuar puna këtu, është një vendim që kushtëzohet nga gjendja që po kalon kompania në Slloveni”, thotë ai.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)