Skocia rrit investimet në tregun kinez
Pekin, 30 korrik - Kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon tha të mërkurën në Jiaxing të Kinës Lindore se dy ndërmarrjet skoceze që merren përkatësisht me tekstile dhe programe kompjuterike do të zgjerojnë biznesin e tyre në tregun kinez.
\"Kjo tregon që Kina ka dhënë më shumë besim për nivelin teknik të Skocisë në këto dy sektorë,\" thotë Sturgeon.
Sipas planit, kompania skoceze e tekstileve \"J&D Wilkie\" do të investojë 3 milionë paundë në Jiaxing për ndërtimin e një fabrike të re.
Ndërkohë, kjo kompani do të mbledhë biznesin e saj të prodhimit të fijeve në një vend, për të shtuar konkurrueshmërinë.
Krahas kësaj, edhe kompania \"Digimania\" ka njoftuar se do të ofrojë trajnim mbi përdorimin e programit \"3D Animation\" me Akademinë e Artit dhe Dizenjimit të Shangait dhe do të krijojë një ndërmarrje të përbashkët me kompaninë e teknologjisë së internetit \"Moyi\".
Nikola Sturgeon tha se sektori skocez i tekstileve është bërë i famshëm nga produktet që preferohen nga e gjithë bota.
\"Tekstili skocez është një kombinim perfekt i kreativitetit dhe risisë me cilësinë, këto janë tiparet që kërkojnë aktualisht ndërmarrjet dhe konsumatorët në Kinë,\" thotë Sturgeon.