Singapori, investitori më i madh në Kinë
Pekin, 3 shkurt - Sipas të dhënave të publikuara ditët e fundit, në vitin 2013, investimet e Singaporit në Kinë arrijnë në 7 miliardë e 327 milionë dollarë amerikanë, ose 12.06% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhën të vitit të kaluar.
Singapori bëhet investitori më i madh në në Kinë me një vëllim investimesh më të madh se ai i 28 vendeve të BE-së.
Deri tani, investimet e Singaporit në Kinë kanë arritur në 55 miliardë dollarë amerikanë, bazuar në afro 23 mijë projekte. Në të kaluarën investimet ishin kryesisht në sektorin e prodhimit dhe të ndërtimit.
Investitorët nga Singapori kanë deklaruar se në të ardhmen interesimi i tyre do të shtrihet dhe në sektorët e shërbimit, financës, sigurimeve, ekonomisë, në sektorin juridik dhe të teknologjisë së lartë.