03 Maj 2024

Sindikata Industriale mbështet reciprocitetin

Prishtinë, 10 janar - Komiteti Drejtus i Sindikatave Industriale (SPMK) në mbledhjen e vetë përveq temave tjera shqyrtoj edhe vendimin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet me shtetet tjera.

SPMK-ja ka bërë të ditur së në konferencen e VII të Sindikatave Regjionale të industrisë të mbajtur në Sarajevë vitin e  kaluar ju ka tërhequn vërejtjen se nuk tolerohet që vetëm prodhimet e këtyre shteteve të plasohen në Kosovë e prodhimet kosovare të bllokohen qka rrezikon mbylljen e vendeve të punës.

Prandaj Komiteti Drejtus i kësaj sindikate ka deklaruar se Serbia na dëmton në secilin aspekt dhe se politika e saj kundër shtetit të Kosovës domosdoshmërisht prek edhe secilin qytetar të Kosovës, sepse "ne nuk mund të jemi mirë kur e kemi shtetin keq. E shtetin po na e dëmton Serbia".

Punëtorët e Kosovës goditen drejtpërdrejt prej produkteve të Serbisë. Uzurpimi i tregut të Kosovës nga produktet e Serbisë na e pamundëson zhvillimin e prodhimit.

"Në mungesë të hapësirës për plasim, fabrikat tona thjeshtë nuk prodhojnë. Sot kemi pak fabrika dhe pak prodhim edhe për shkak se kemi pak treg. E kur nuk po prodhojmë as nuk po punësohemi. E me papunësi të lartë të drejtat e punëtorëve as që po mund të vijnë në shprehje.Per shkake te politikes serbe ne veri gjiganti i kësaj industrie”Trepca” eshtë bllokue për 12 vite", thuhet në deklaraten e SPMK-së.

Reciprociteti në marrëdhënie me të gjithë sipas kësaj sindikate është e vetmja mundësi e barazisë karshi të gjithëve. Kjo siç kanë thënë ata është shansi për zhvillim, progres,punsim dhe rujtjen e vendeve te punes.

Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës është i drejtë. Është vendim i organit më të lartë vendimmarrës në Republikën e Kosovës. Ne e përkrahim këtë vendim dhe e mbështesim zbatimin e tij.

"Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta respektojë Kuvendin tonë dhe vendimet e tij. Ne Sindikalistet e industris metalike te Kosovës jemi në mbështetje të aksionit qytetar të 14 Janarit për bllokim të Serbi së deri në reciprocitet", thuhet në fund të deklaratës se SPMK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)