10 Janar 2025

Siemens e Mitsubishi ofrojnë 7 miliardë euro për blerjen e Alstom-it

Paris, 17 qershor - Kompania gjermane Siemens dhe ajo japoneze Mitsubishi kanë bërë një ofertë të përbashkët me vlerë prej 7 miliardë eurosh për blerjen e kompanisë franceze \"Alstom\".

Lajmin e konfirmoi \"Siemens\"-i të hënën në një deklaratë, ku njofton se ka në plan të marrë në dorë biznesin e turbinave me avull të \"Alstom\"-it, si dhe të gjitha kontratat e shërbimeve përkatëse. Për këtë, gjiganti gjerman do të paguajë 3.9 miliardë euro.

Ndërkohë, \"Mitsubishi\" dëshiron të blejë 40 % të biznesit të turbinave me avull dhe atyre me energji bërthamore të \"Alstom\"-it, 20 % të biznesit të rrjetit elektrik dhe 20 % të biznesit të energjisë ujore. Krahas kësaj, japonezët janë të gatshëm që të blejnë 10 % të aksioneve të \"Alstom\"-it. Për këto blerje, kompania japoneze do të paguajë 3.1 miliardë euro.

Kompania franceze \"Alstom\" është një nga furnizueset e energjisë elektrike dhe të pajisjeve të komunikacionit më të mëdha në botë. Ajo punëson 90 mijë veta në mbarë botën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)