Shtyhet privatizimi i katër Ndermarrjeve të Reja nga Vala 52
Prishtinë, 17 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka shtyer ditën e privatizimit për ndërmarrjet e reja: Tokë Bujqësore Rastavicë B SH.P.K; Tokë Bujqësore Rastavicë C SH.P.K; Tokë Bujqësore në Gernçare SH.P.K. dhe Metaliku Kompleksi për Përpunimin e Metaleve SH.P.K.
Këto ndërmarrje ishte paraparë të privatizohet me datë 19 tetor 2011, bashkë me 17 ndërmarrje të tjera përmes Valës 52 të privatizimit.
Shtyerja e privatizimit të katër ndërmarrjeve të lartëpërmendura, është bërë me qëllim të azhurnimit të të dhënave kadastrale.
Lista e ndërmarrjeve që do të shiten përmes Valës 52, përmban 17 ndërmarrje të reja.
Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.
Afati i fundit për para-kualifikim është: 12 tetor 2011.
Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 19 tetor 2011, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.