Shtyhen negociatat për eksportin e gazit Rus për në Ukrainë
Kiev, 11 prill - Janë shtyrë për në një afat tjetër negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës lidhur me eksportin e gazit.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters, Komisioni Evropian ditën e premte njoftoi se bisedimet lidhur me eksportin e gazit të Rusisë për në Ukrainë që ishin parashikuar të mbaheshin javën e ardhshme, shtyhen për tu dhënë më shumë afat pune ekspertëve të kësaj çështjeje.
Kjo është në kohën kur drejtori ekzekutiv i kompanisë së naftës dhe gazit të Ukrainës ka shkuar në Bruksel për të biseduar me funksionarët e NATO-s dhe të Komisionit Evropian dhe gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ka thënë se me kërkesën e palës Ruse bisedime mbi eksportin e naftës mund të zhvillohen më herët.
Mirëpo sipas një deklaratë të lëshuar nga Komisioni Evropian javën e ardhshëm në Bruksel do të mbahen vetëm bisedime teknike ndërkohë që funksionarët e të dyja vendeve duhet të japin përgjigje për pyetjet e parashtruara.