Shtohet numri i bizneseve kineze në Itali
Romë, 31 gusht - Deri në fund të vitit të kaluar, numri i ndërmarrjeve kineze në Itali ishte mbi 540 mijë, 8.5 për qind më shumë se në vitin 2009.
Ndërsa, ndërmarrjet italiane, gjatë vitit të kaluar, pësuan një rënie me 0.4 për qind. Këtë e shpalli Shoqata e Ndërmarrjeve të Vogla Artizanat në Mestre(CGIA) në raportin e saj të fundit.
Sipas raportit, nga viti 2002 deri në 2010, numri i ndërmarrjeve kineze është rritur me 150%, shumica e të cilave ndodhen në rajonet e Lombardisë, Toskanës dhe Venetos.
Këto ndërmarrje kineze merren kryesisht me tregtinë e lëkurës, këpucëve, veshjeve, hoteleve dhe restoranteve.