Shtohet inflacioni në zonën euro
Bruksel, 15 tetor - Në eurozonë është rritur inflacioni në 3 për qind. Sipas një njoftimi të bankës qendrore kjo shkallë inflacioni është shumë më e lartë sesa shkalla që mbulohet nga kjo bankë për stabilizimin e çmimeve të produkteve në eurozonë.
Ndërkohë Eurostat njofton se inflacioni në eurozonë gjatë muajit gusht ka qenë 2.7 për qind, shkallë e cila pritej të ishte e njëjtë edhe gjatë muajit shtator.
Mirëpo sipas statistikave në shumë endet evropiane, inflacioni ka qenë 2.9 për qind dhe 3 për qind.