Shtohet eksporti i naftës iraniane
Teheran,1 prill - Eksporti i naftës iraniane është rritur në masë të konsiderueshme e sidomos për katër blerësit më të mëdhenj të saj.
India, Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia aktualisht janë blerësit kryesorë të naftës iraniane që kanë rritur importin e naftës iraniane për 17.2% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shteteve të lartpërmendura që kanë rritur importin e naftës iraniane i është shtuar edhe Turqia.