23 Dhjetor 2024

Shteti duhet të krijojë kampanja vetëdijesese për konsumimin e produkteve vendore e jo serbe.

Prishtinë, 6 janar - Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se janë vetë shqiptarët ata të cilët ende nuk janë vetëdijesuar që të mos i përdorin produktet serbe.

"Politika serbe i ka dy strategji për të dominuar në Kosovë. E para ka të bëjë me aspektin strategjik – politik dhe e dyta ka të bëjë me aspektin ekonomiko – social", ka vlerësuar Gërxhaliu.

E sipas tij, në Serbi ndodh e kundërta. Qytetarët e këtij shteti thuajse fare nuk konsumojnë prodhime kosovare.

Sipas Gërxhaliut, shteti duhet të krijojë kampanja vetëdijesese për konsumimin e produkteve vendore e jo serbe.

Prandaj, depërtimi i produkteve “Made in Serbia”, në Kosovë sipas tij është një strategji, ose një projekt i politikës serbe, i cili mbështet prodhuesit vendorë, i stimulon tregtarët dhe në këtë mënyrë e shkatërron prodhimin e Kosovës dhe e tëra kjo kur analizohet nga këndvështrimi i mungesës së nacionalizmit ekonomik në Kosovë dhe vetëdijes së konsumatorit është argumenti më i mirë pse Serbia është kaq prezente në tregun e Kosovës dhe pse produktet kosovare në tregun e Serbisë fare nuk mund të gjenden.

"Unë e kam thënë sikur nesër të ndodhë ndonjë tragjedi elementare në Serbi dhe Këshilli i Sigurimit t’i blejë të gjitha produktet “Made in Kosova”, dhe t’i dërgojë për ndihma në Serbi, për hir të dozës së nacionalizmit ekonomik që posedojnë qytetarët e Serbisë, ata jo vetëm se nuk do t’i konsumojnë këto produkte, por nuk do t’ua qesin as derrave, vetëm pse janë të Kosovës."

"Duhet më tepër të kemi marketing dhe promovim të prodhimeve vendore. Por, krahas promovimit, prodhimi vendor meriton të ketë edhe mbrojtje e që për fat të keq mbrojtjen nuk mund ta ketë përderisa politika dhe bizneset janë të përziera", ka thënë Gërxhaliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)