Shtetet e APEC-ut bien dakord për strategji rritjeje ekonomike
Tokio, 14 nëntor - Udhëheqësit e forumit ekonomik aziatiko-paqësor (APEC) u morrën vesh për të parën herë në samitin e tyre, për një strategji të përbashkët rritjeje ekonomike.
Një plan veprimi parashikon ndër të tjera reforma strukturore dhe nxitjen e kualifikimit profesional dhe të afarizmit me synim realizimin e një rritjeje të baraspeshuar dhe afatgjatë në rajon.
Veç kësaj planifikohet që integrimi ekonomik të nxitet me hapa konkretë për një një zonë të tregtisë së lirë, u tha në deklaratën përfundimtare në Jokohama të Japonisë.