23 Dhjetor 2024

Shtetasit e huaj kanë blerë 3 mijë e 168 banesa në Turqi gjatë janarit

Ankara, 19 shkurt - Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat) në muajin e parë të këtij viti shtetasit e huaj kanë blerë në Turqi 3 mijë e 168 banesa, duke shënuar kështu edhe shifrën më të mirë të gjitha kohërave për muajin janar.

Numri banesave që u janë shitur të huajve në muajin janar është rritur me 82 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm (2018) duke arritur në 3 mijë e 168 banesa, sipas raportit të Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat). Në janar 2018 shtetasve të huaj u ishin shitur gjithsej 1.742 banesa.

Shitja e 3 mijë e 168 banesave është regjistruar edhe si shifra më e lartë e arritur në muajin janar, qëkur në vend ka nisur shitja e titujve të pronësisë shtetasve të huaj.

Po të shikojmë shtetësinë e të huajve që janë bërë me shtëpi në Turqi vendin e parë vazhdojnë ta ruajnë irakianët, të cilët vitin e kaluar kanë blerë në Turqi 8 mijë e 205 banesa. Në janar irakianët blenë 605 banesa, kurse janarin e vitit të kaluar (2018) ata kishin blerë 272 banesa.

Irakianët ndiqen nga iranianët me 305 banesa, rusët me 195 banesa, afganët me 191 banesa dhe jordanezët me 151 banesa.

TurkStat thotë se Stambolli mbetet qyteti më i preferuar për të huajt me 1.361 shitje, i ndjekur nga qyteti turistik mesdhetar i Antalias me 601 shitje.

Në vitin 2018, shitjet e banesave për të huajt shënuan një rritje vjetore prej 78,4 për qind, duke arritur në 39.663 banesa.

Raportin e ardhshëm lidhur me shitjen e banesave TurkStat do ta publikojë më 18 mars.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)