08 Janar 2025

Shqipëria shton shkëmbimet tregtare me Gjermaninë

Tiranë, 29 gusht - Gjermania renditet partneri i katërt më i rëndësishëm me Shqipërinë me 5.9 për qind të shkëmbimeve tregtare.

 Të dhënat e INSTAT-it flasin për rritje të shkëmbimeve tregtare me Gjermaninë gjatë muajit korrik, që përkon me kohën pasi kancelaria gjermane, Angela Merkel, vizitoi vendin tonë.

Kështu, sipas të dhënave zyrtare për periudhën janar-korrik të këtij viti eksportet tona drejt tregjeve gjermane kapën  vlerën e 4.3 miliardë lekëve, nga 3.4 miliardë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa importet vlerësohen në këtë 7 mujor në 20.2 miliardë lekë nga 18 miliardë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë korrikut, eksportet drejt Gjermanisë u rritën me 54%, ndërsa importet me 22.1%, duke e ngritur kështu Gjermaninë dy pozicione në renditjen e partnerëve me të cilët Shqipëria kryen shkëmbime tregtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)