Shqipëria përmirësohet në Indeksin Global të Konkurueshmërisë
Tiranë, 18 janar - Në publikimin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror për Indeksin Global të konkurrueshmërisë për vitin 2016 2017, Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj me 13 vende, duke u renditur e 80-ta në 138 ekonomi të analizuara, me 4.1 pikë, krahasuar me renditjen e vitit 2015 2016.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria renditet mbas Maqedonisë dhe para Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Serbisë dhe Greqisë.
Një përmirësim të konsiderueshëm, renditja e Shqipërisë e ka shënuar dhe në shtyllën e \'kërkesave themelore\', ku analizohen institucionet, infrastruktura, ambienti makroekonomik, shëndeti dhe arsimi fillor.