Shqipëria ndër vendet me më shumë investime të huaja
Tiranë, 23 gusht - Në raportin për vitin 2012 të Konferencës për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNCTAD) shkruhet se Shqipëria është ndër vendet e rajonit, që ka thithur një nivel të lartë të investimeve të huaja.
Sipas raportit të UNCTAD-it, në vend të parë për nga investimet e huaja është Kroacia me 1,25 miliardë dollarë, më pas vjen Shqipëri me 957 milionë dollarë, ndërsa pasojnë Bosnja dhe Hercegovina me 633 milionë dollarë, Mali i Zi me 609 milionë dollarë, Serbia me 352 milionë dollarë, Kosova me 298 milionë dollarë, Sllovenia me 145 milionë dhe Maqedonia me 135 milionë dollarë.