26 Dhjetor 2024

Shqipëria me barriera të paprecedenta ndaj produkteteve të Kosovës

Prishtinë, 14 gusht - Oda Ekonomike e Kosovës ka vlerësuar se sezona e veres shënon fluksin më të madh të turistëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar ku sipas parallogaritjeve konsiderohet që vetëm në sezonën e verës Shqipërinë e kanë vizituar mbi 1.5 milion vizitorë dhe kur shtohet edhe importi nga Shqipëria që është afër 140 milion euro përfitimet e ekonomisë së Shqiperisë nga turistët me origjinë nga Kosova dhe tregtia arrijnë vlerën e 600 milionë eurove.

Në një komunikat për media OEK ka thënë se ky është një fakt mjaftë inkurajues pasi që nxit bashkëpunimin e domosdoshëm në mes dy vendeve, edhe në fusha tjera dhe i kontribuon zhvillimit të bizneseve të ndryshme në të dy anët e kufirit të një populli të ndarë në dy shtete.

"Mirepo në krejt këtë hapesirë të mundësive që mund të krijohen për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, mbetet fakt shqetësues politika dhe qasja jashtëzakonisht diskriminuese e autoriteteve të Republikës së Shqiperisë qoftë ndaj prodhimeve “Made in Kosova” por  në nivele të ndryshme të administratës të cilat sidomos në sezonën e verës, krijojnë barriera të paprecedenta jo-tarifore, për të penguar dhe dobësuar aftësinë  konkurruese të produkteve kosovare në tregun e Shqiperisë, sidomos për brendet kosovare që janë të mirëpritura në çdo treg, siç është rasti me birrën, miellin, djathin, qumështin, patatet, vererat dhe produktet tjera", ka theksuar OEK.

 Kjo është edhe më shqetësuese nga një qasje negative ndaj turistëve kosovarë duke i trajtuar dhe keqtrajtuar si  të pa dëshiruar dhe të nënvlersuar në krahasim me turistët tjerë nga rajoni dhe më gjerë.

Këto barriera jo-tarifore që shfaqen qoftë në formë të çmimeve referente, qoftë në formë të burokracisë, qoftë në formë të inspektimeve dhe procedurave dhe së fundi duke tentuar të njëllosin kompanitë kosovare që eksportojnë në Shqipëri duke i quajtur si shkelëse të ligjeve dhe ato që krijojnë evazion fiskal në Shqipëri janë vërtet shqetësuese.

Një qasje e këtillë e institucioneve shqiptare përball produkteve dhe ndërmarrësisë kosovare  janë shembulli më i mirë i pasqyrimit të një mos  disponimi për bashkëpunim në mes  të dy shteteve e në veçanti kur flitet  në krijimin e një platfome të përbashkët ekonomike e cila në fakt shërben vetëm për takime që nuk prodhojnë asnjë efekt ekonomik përveq një marketingu medial.

Ështe koha që të vetëdijësohemi e interesi ekonomik duhet të jetë prioritet dhe brenda këtij interesi duhet të definojmë orientimet e  ekonomive tona, mbi bazën e aftësive konkurruese komplementare, bazuar në një platform të përbashkët të zhvillimit që funksionon pa barriera dhe është stimuluese për bashkëpunim reciprok  dhe zhvillimin e sektorit privat në veçanti ati prodhues dhe shërbimeve. 

Nuk duhet të trajtohemi si ekonomi konkurrente në mes vete por si ekonomi dhe tregje komplementare në prodhim dhe shërbime.

"Prandaj nënçmimi ndaj prodhimeve “ Made in Kosova” dhe vizitorëve nga Kosova në bregdetin e Shqipërisë nuk i bënë nderë rrugëtimit tonë drejtë integrimit evropian në të cilin rrugëtim përmes një qasje të tillë dëshmohemi si jo serioz përball Brukselit por edhe më shumë jo serioz përball popullit."

"Vendet e shumëta në Evropë dhe më gjerë i bashkon ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik prandaj të eleminojmë patriotizmin folklorik dhe tentativen për të hijeshuar të kaluarën duke e dëmtuar dhe anashkaluar rëndë ndërtimin e ardhmërisë e cila duhet të fuqizohet me bashkëpunim ekonomik në forma të avancuara dhe modern", thuhet në komunikatën e OEK-ut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)