23 Dhjetor 2024

Shqipëria krijon 'korridorin e gjelbër' për të lehtësuar transportin e mallrave

Tiranë, 2 prill - Qeveria e Shqipërisë ka miratuar krijimin e “korridorit të gjelbër” për të lehtësuar transportin e mallrave të nevojës së parë në luftën me koronavirusin, që do të monitorohet dhe koordinohet nga CEFTA, organizata e marrëveshjes së tregtisë së lirë në rajon.

Në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë përcaktuar pikat lidhëse ku do të lejohet qarkullimi i lirë i kamioneve të mallrave pa u vonuar në dogana si dhe janë parashikuar një numër të kufizuar pikash karburanti gjatë rrugës në mënyrë që të jenë 24/24  për plotësimin e nevojave të kamionëve që do të transportojnë mallra të nevojës së parë s ilaçe, pajisje mjekësore, ushqim etj që lidhet me situatën e COVID 19.

Gjithashtu këto kamine që përdorin ‘kanalin e gjelbër’ do të kenë një pezullim të përkohshëm të të  gjitha  llojeve  të kufizimeve të drejtimit te mjeteve në fuqi (ndalimet e  fundjavës,  ndalimet  e  natës,  ndalimet  sektoriale, etj.) në mënyrë që të shmanget trafiku dhe të shkurtohet koha e mbërritjes së marrave në destinacion.

Përhapja  e  COVID-19  në  të gjithë  kontinentin  Evropian  çoi  në  vendosjen  e masave  shumë  të  forta  nga  disa  vende  anëtare  të BE, e cila mbylli kufijtë jo vetëm për njerëzit, por dhe moslejimin e transportit të pajisjeve mjekësore jashtë vendit të tyre.

Kjo sigurisht ka sjellë pasoja për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi bllokimi i pajisjeve mjekësore me efekt negativ në situatën sanitare të vendeve të rajoni.

Për këtë partnerët rajonalë kanë  shprehur frikën  e  tyre  se  mund  të  ketë  një  ndërprerje  të trafikut të mallrave që mund të çojë në mungesë të mallrave  thelbësore  duke  prekur  jetën  e  miliona qytetarëve në rajon.

Në përgjigje të kësaj sfide është menduar krijimi i ‘korridorit të gjelbër’ që  synon  të  shmangë  që  asnjë  nga palët  e  interesuara  të  mos  përballet  me  një  izolim shumë  të  rëndë  që  çon  në  mungesë  të  mallrave  të domosdoshmërisë së parë.

Pikërisht ky ‘korridor i gjelbër mes rajonit të Ballkanit ku lidhen të 6 vendet d të lehtësojë  tregtinë  dhe transportin  e  mallrave  duke  trajtuar  vetëm masat parandaluese  për  të  siguruar  frenimin  e  shpërthimit të  COVID-19, ndërsa tregtia e mallrave dhe shërbimeve të tjera do të vijojë si normalisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)