25 Dhjetor 2024

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia marrëveshje në fushën e tregtisë

Tiranë, 26 janar - Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Konfindustria Shqiptare, Aleanca e Biznesit Kosovar (AKB) dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, nënshkruan të enjten në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi që synon shkëmbimin e informacionit dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare midis të tre vendeve.

Marrëveshja u firmos nga Presidentët e KASH-it, Enver Ferizaj, Hajredin Fratari i Konfindustrisë shqiptare, Agim Shahini, i AKB dhe ai i Odës Ekonomike maqedonase, Menderes Kuci.

Gjatë këtij takimi krerët e biznesit nga të tre shtetet vunë në dukje se ky bashkëpunim i ri do të nxisë interesin e sipërmarrësve nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, për të vlerësuar mundësitë konkrete të operimit në treg.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se tregtia mes të tre shteteve duhet të zhvillohet respektivisht nga këto vende, duke respektuar marrëveshjen CEFTA që ekziston mes vendeve të rajonit.

Presidenti i KASH-it, Enver Ferizaj, u shpreh se "potencialet dhe resurset natyrore në tërësi si dhe pozita gjeo-ekonomike shqiptare në kushtet e iniciativave të tregtisë së lirë midis vendeve të rajonit, kërkojnë mbështetjen dhe njëkohësisht sfidën tonë drejt një hapësire më të gjerë ballkanike.

Zgjerimi i kontakteve, veçanërisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve të biznesit, siç është edhe ky takim, do t’i shërbejë më mirë angazhimit tonë dhe iniciativës suaj për rritjen e prezencës së biznesit kosovar e maqedonas në Shqipëri".

Duke e vlerësuar bashkëpunimin si një mundësi të mirë, Ferizaj theksoi se "agroindustria dhe bujqësia janë sektorët që premtojnë shumë për rritjen e volumit të tregtisë mes vendeve".

Ndërsa bashkëpunimi me Konfindustrinë Shqiptare, tha Presidenti Fratari, shënon një risi për konkretizimin e bashkëpunimeve të vrullshme në fushën e energjisë, të përqendruara tek burimet hidrike ne Shqipëri, ndërsa në Kosovë te burimet natyrore termo (qymyri), të ndërtimit, etj.

Nga ana e tij, kreu i AKB-së, Shahini, duke vlerësuar këtë moment të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, u shpreh se "tashmë reduktimi i barrierave tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës ka rritur shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona.

Ndërkohë që përmes projekteve konkrete është e rëndësishme orientimi drejt fuqizimit të marrëdhënieve ekonomike me vendet e rajonit në kuadër të marrëveshjes CEFTA, e cila mund të konsiderohet si shtytës i rëndësishëm i përshpejtimit të reformave strukturore ekonomike.

Duke vlerësuar bashkëpunimin mes biznesit maqedonas dhe atij shqiptar, Kuci tha se kjo marrëveshje do të krijojë lehtësira të tjera për zhvillimin e bashkëpunimeve të reja në fusha të ndryshme të ekonomisë mes biznesit shqiptar dhe atij maqedonas.

"Marrëveshja e bashkëpunimit reciprok mes nesh do të sigurojë dhe kontribuojë në zhvillimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis biznesit rajonal", tha ai.

Sipas kësaj marrëveshje, palët angazhohen për shkëmbimin e informacion periodik mbi gjendjen e ekonomive të tyre, tregtinë, legjislacionin ekonomik dhe traditat tregtare në sektorë që përfaqësojnë, për të kontribuar ne zhvillimin e marrëdhënieve mes anëtarëve të tyre.

Përmes vizitave reciproke, marrëveshja parashtron, diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët përtej tregtisë si ndërmarrjeve të përbashkëta, investimet e huaja, transferimin e teknologjive dhe të bashkëpunimit të kapitalit me një pamje të ideve të zhvillimit, organizimin e forumeve te biznesit, mes institucioneve qe përfaqësojnë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal te ndërmarrjeve të përbashkëta dhe bashkëpunim teknik në fushën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, agrobiznesit, tregtisë, turizëm, etj.

Marrëveshja synon te siguroje mbështetje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin midis kontraktuesit dhe biznesit në operacionet tregtare si dhe te ndihmoje ne promovimin e vlerave të biznesit për vendet respektive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)