23 Dhjetor 2024

Shqipëria konkurrencë me Maqedoninë për Kosovën

Tiranë, 3 gusht - Embargoja e Kosovës për mallrat e Serbisë ka shtuar vigjilencën Shqipërisë dhe Maqedonisë, dy shtete fqinje që konkurrojnë me njëra-tjetrën, kryesisht për produktet bujqësore.

Embargoja konsiderohet si rast i mirë për të rritur eksportet dhe për të zhvilluar ekonomitë përkatëse.

Nëse Maqedonia kërkon të konkurrojë me cilësinë dhe koston, Shqipëria po përdor si ‘armë’ të sajën nacionalizmin.

Mësohet se një delegacion shqiptar i kryesuar nga presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Enver Ferizaj, ka vizituar Prishtinën, në “kuadër të solidaritetit dhe mbështetjes, pas vendosjes së bllokadës së produkteve të Serbisë në tregun kosovar, me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, si dhe plotësimin e tregut kosovar me produkte shqiptare”.

Burime zyrtare nga KASH bëjnë të ditur se, në takimin e Prishtinës, ku pala kosovare përfaqësohej me kreun e agrobiznesit, Agim Shahini, merrte pjesë edhe ambasadori shqiptar, Islam Lauka.

“Edhe pse ky treg tashmë po synohet nga prodhimet maqedonase, përfaqësues të biznesit shqiptar janë optimistë”, njofton KASH. Palët nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi, për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)