23 Dhjetor 2024

Shqipëria e Kosova në rënie në “Të bërit biznes”

Prishtinë, 24 tetor - Banka Botërore publikoi sot raportin e saj “Doing Business 2020”, “Të bërit biznes”, ku si Shqipëria, ashtu dhe Kosova kanë shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.

Shqipëria, lë pas vetëm Bosnjën nga vendet e rajonit, duke u renditur e 82-ta mes 190 shteteve të marra në analizë.

Shqipëria ka humbur 19 vende, krahasuar me pozicionin që kishte vitin e kaluar. Nga 10 treguesit që merren në shqyrtim, vendi ka shënuar rënie në 9 prej tyre, duke u renditur në pozicionin e 166-të për lejet e ndërtimit, apo në vendin e 123-të për pagesën e taksave. Banka vërejti përmirësim vetëm në besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike.

Kosova nga ana e saj, ndodhet në një pozicion ndjeshëm më të mirë se Shqipëria, por krahasuar me vitin e kaluar dhe ajo ka zbritur 13 shkallë në renditje, duke qenë e 57-a në nivel global.

Kosova megjithatë, është mes ekonomive të mbarë botës që ka pasur disa përmirësime në reformat e të bërit biznes, duke shënuar përparim në fushën e lejeve të ndërtimit, furnizimit me energji, mbrojtjen e investitorëve të vegjël si dhe zbatimin e kontratave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)