09 Janar 2025

Shqipëria e Kosova me marrëveshje për lehtësimin e tregtisë e transportit

Tiranë, 7 janar - Në mbledhjen e parë të përbashkët mes qeverive të Shqipërisë e Kosovës, që do të mbahet në 11 janar në Prizren, pritet të nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme. Bëhet fjalë për një marrëveshje për lehtësimin e tregëtisë dhe një marrëveshje në sektorin e transportit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në një intervistë televizive të hënën deklaroi se, “në mbledhjen e 11 janarit do të nënshkruhet deklarata e partneritetit strategjik mes dy kryeministrave, ndërkohë që do të diskutohet për çështjet e integrimit ekonomik dhe për një qasje sa më të rakorduar për sa i përket situatës në Preshevë”.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës, që do të mbahet në 11 janar në Prizren, do të çelë një faqe krejt të re bashkëpunimi mes dy qeverive që kanë sfidën e njëjtë të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Evropian.

Rama e bëri këtë vlerësim nëpërmjet një postimi në faqen e tij në "Facebook", ku shkruan se, “me vetëdijen e lartë për potencialet e zhvillimit dhe nevojat për zhvillim të popullit shqiptar në të dy anët e kufirit, dy qeveritë do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike, sociale e kulturore për qytetarët tanë”.

Sipas tij “kjo mbledhje do të zhvillohet edhe në shenjën e solidaritetit me bashkësinë shqiptare të Preshevës, të cilës të dyja qeveritë do t’i akordojnë një fond të posaçëm ndihme për ngritjen e maternitetit të ri”.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)