Shqipëria, e dyta në rajon për investimet e huaja
Tiranë, 27 janar - Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar në Kuvend se viti 2016 shënoi një rekord historik përsa i përket thithjes së investimeve të huaja në Shqipëri.
Ai tha se Shqipëria arriti vendin e dytë në rajon sa i takon investimeve të huaja.
Duke prezantuar Aktin Normativ të buxhetit të shtetit për vitin 2016 në Kuvend, Ahmetaj tha se investimet e huaja u rritën gjatë 2016-ës me 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke lënë pas ndjeshëm vende si Maqedonia dhe Serbia.