10 Janar 2025

Shqipëria e 111-ta në botë për rezervat e arit në 2013-ën

Tiranë, 17 qershor - Shqipëria zë vendin e 111-të nga 179 vende të renditura nga CIA për rezervat valutore dhe ato të arit, sipas të dhënave të dhjetorit 2013.

Sipas CIA-s, rezervat valutore dhe në ar të Shqipërisë në fund të vitit 2013 ishin rreth 2.8 miliardë dollarë. Vendi në përgjithësi mban rezerva valutore që janë të barabarta me 4-5 muaj importe.

Nga shtetet e rajonit, Serbia ndodhet më lart në renditje, në vendin e 67-të, me 15.9 miliardë dollarë. Maqedonia pozicionohet pas Shqipërisë, në vendin e 113-të, me 2.75 miliardë dollarë.

Bosnjë-Hercegovina ka rezerva prej 5 miliardë dollarësh, në vendin e 95-të. Vendi i parë në këtë renditje i përket Kinës, me rezerva valutore prej 3.8 trilionë dollarësh, në vend të dytë Japonia me 1.28 trilionë dollarë dhe në të tretin Bashkimi Europian me 864 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)