Shqipëria dhe Kosova ti unifikojnë politikat tregtare
Prishtinë, 26 janar - Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës (UET), një ndër ekonomistët dhe botuesit më të njohur shqiptar, Adrian Civici, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova duhet ta thellojnë bashkëpunimin ekonomik në prodhim, eksport të energjisë, zhvillim të turizmit dhe unifikim të klimës së biznesit, veçanërisht asaj fiskale dhe doganore, si dhe në shumë fusha të tjera.
Në një intervistë për gazetën Epoka e re, Civici ka thënë se mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive tona duhet të synojë të prodhojnë më shumë politika e strategji të përbashkëta zhvillimi.
Duhet pranuar se shpesh këto mbledhje kanë më shumë dekorin e fasadës dhe marketingut politik sesa përmbajtjen e politikave ekonomike e tregtare të përbashkëta të avancuara, është shprehur Civici.
Ai ka thënë se marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve kanë një rritje modeste.
Që nga fillimet e marrëdhënieve ekonomike e tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si shtet i lirë, marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregtare kanë ardhur në rritje, por gjithsesi mbetet rritje modeste.\"
\"Por, arsyeja më shqetësuese qëndron në faktin se vlera e këtyre shkëmbimeve tregtare është e ulët, dhe po të shkojmë akoma më tej në analizën e produkteve të shkëmbyera, rezulton se ato dominohen nga produkte bazë lëndë të para, materiale të papërnuara ose ushqime, të gjitha me vlerë të shtuar të ulët, është shprehur Civici.