09 Janar 2025

Shqipëria dhe Kosova të thellojnë bashkëpunimin e turizmit

Prishtinë, 2 prill - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, priti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Gjatë takimit, Nikaj i ka uruar sukses në misionin e tij në Kosovë ambasadorit Minxhozi, si dhe ka shprehur vullnetin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me Shqipërinë në sferën e tregtisë, industrisë dhe turizmit.

Ministri Nikaj njoftoi ambasadorin lidhur me hapat e ndërmarra në implementimin e marrëveshjeve tregtare dhe turistike të arritura së fundi mes dy shteteve si dhe planet e Qeverisë së Kosovës në rritjen e numrit të marrëveshjeve në mes dy shteteve për të lehtësuar edhe më shumë shkëmbimin tregtarë. “Dy vendet tona duhet të bëjmë më shumë në promovimin e vendeve tona në fushën tregtare, por edhe atë të turizmit”, tha Nikaj.

Ambasadori Minxhozi falënderoi për pritje dhe premtoi angazhimin e tij në rritje të bashkëpunimit duke përcjellë mesazhin e qeverisë shqiptare se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtarë, ashtu siç ka thënë kryeministri Edi Rama, do të thellohet edhe më shumë duke implementuar marrëveshjet e arritura dypalëshe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)