27 Dhjetor 2024

Shqipëria dhe Kosova, mbyllje reciproke e tregut

Tiranë, 9 korrik - Sindikata e Shqipërisë - Konfindustria shpreh shqetësimin për vonesat e paarsyetuara dhe deri në pengesat ligjore të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, që po vështirësojnë dhe pengojnë krijimin e Tregut Mbarëkombëtar 7 milionësh si një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e gjithë qytetarëve shqiptare.

Përmes një komunikate Konfindustria merr shkak për shqetësimin e mësipërm nisur nga vendimet e fundit të marra nga qeveritë e dy shteteve që jo vetëm nuk po shkojnë drejt krijimit të një tregu të përbashkët, por përkundrazi të çojnë drejt një mbyllje të tregjeve të vendeve respektive.

”Përmendim vendimet e njëpasnjëshme të marra nga Shqipëria dhe Kosova brenda harkut kohor më të shkurtër se 1 vjeçar me natyrë proteksioniste në fushën e tregtisë së prodhimeve bujqësore, në fushën e prodhimit të çimentos, etj”.

Konfindustria vlerëson, se mungesa e bashkërendimit të legjislacioneve të Shqipërisë dhe Kosovës në fushën ekonomike dhe për më shumë vendimet me natyre proteksioniste zhvleftësojnë dhe ulin efektivitetin edhe të investimeve të mëdha të perbashketa ne infrastrukturen rrugore me nje shifer prej afer 2 miliard euro, duke i dhenë nje barrë shtesë ekonomise dhe mireqenies se qytetareve shqiptare, theksohet në kmunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)