Shqipëria dhe Kosova duhet shikuar si tregje jo konkuruese
Prishtinë, 10 prill - "Partneriteti ekonomik me Shqipërinë është i një rëndesie të vecantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimit të besimit reciprok në mes të bizneseve kosovare dhe atyre shqiptare dhe sa me i avancuar të jetë ky bashkëpunim në mes të dy ekonomive komplementare dhe jo konkuruese do të jemi më serioz ndaj një populli në dy Shtete të ndara, ndaj investorëve potencial nga jashtë, ndaj fondeve strukturale Evropiane dhe mbi të gjitha ndaj Brukselit si pikësynim i përbashkët i të dyja Shteteve", theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e takimit me Ilir Zhilla - Kyretar i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqiperisë.
Gjatë vizitës që i bëri Zhilla Odes Ekonomike të Kosovës u bisedua për sfidat aktuale në bashkepunimin ekonomik në mes të dy komuniteteve të biznesit, për pasojat dhe dëmet që ka shkaktuar pengimi i depertimit të patates së Kosovës në Shqipëri por në të njëjten kohë kerkoi nga Kryetari Gërxhaliu që të bëje dialogim konstruktiv me Doganat e Kosovës lidhur me mundësinë e zgjatjes së orarit të punës së Doganierëve Kosovarë në pikën kufitare në Vermicë 24 ore sepse pritja e bizneseve nga Shqipëria në pikën kufitare prej ores 19:00 në mbrëmje deri në ora 08:00 të mëngjesit të ditës së nesërme është një barrier e cila e pengon avancimin e bashkëpunimit ndërshtetërorë, theksoi Zhilla.
Poashtu ai ceku edhe deklaratën e Kryeministrit të Shqiperisë z. Sali Berisha që në raporte tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të eleminohen të gjitha barrierat sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojmë ne zhvillimin ekonomik reciprok dhe të rrisim atraktivitetin për investorë të huaj.
Gerxhaliu theksoi se e gëzon fakti që pas ndërtimit të rrugës së Kombit interesimi i kosovarëve për blerjen e apartmaneve në Shqipëri është në rritje e sipër dhe vetëm në vitin 2011 janë blerë banesa dhe apartmane në vlerë prej afër 30 milion Eurosh, por kjo në të njejtën kohë obligonë që partneriteti ekonomik të jetë në fokus pasi që pa bashkëpunim ekonomik dhe shfrytezim maksimal të gjitha potencialeve komperative rruga e Kombit dhe investimet në infrastrukture nuk do të kenë efektin e pritur.
Zhilla poashtu apeloi tek komuniteti i biznesit kosovare të cilët kanë përvojë Evropiane në menaxhim të Hoteleve,Restoraneve dhe Agjensioneve Turistike që të jenë të orientuar drejtë Shqipërisë për të gjetur mundësinë e marrjes së Hoteleve në Shqipëri për menaxhim dhe shfrytezim, pasi që shumë hotele në Shqipëri janë të pa shfrytëzuara nga vetë fakti i mungeses së aftësive menaxheriale, aftësi të cilat shumë kosovarë i posedojnë por nuk kanë kapital për të ndërtuar kapacitete të tilla hoteliere.
E tëra kjo do të ndikojë edhe në ngritjen e shfrytëzimit të mundësive dhe kapaciteteve hoteliere në Shqipëri përmes sistemit know- how dhe kuptohet të arrihen efekte të dyanshme pozitive.
Të dyja palët u pajtuan se vërtetë duhet të avancohet dialogimi me tematike Ekonomike në mes të dyja Shteteve dhe duhet të eleminohen të gjitha barrierat që e pengojnë këtë proces dhe të kthehet besueshmëria në mes të dy komuniteteve për projekte dhe investime të përbashkëta në të ardhmen sepse nga ky ngerrç i krijuar për momentin mund të përfitojnë Shtetet e rajonit dhe me gjërë e jo Kosova dhe Shqiperia.