04 Janar 2025

Shqipëria destinacioni me pak i preferuar për investimet e huaja

Tiranë, 10 prill - Biznesi gjerman shprehet i zhgenjyer nga realiteti shqiptar lidhur me kushtet që krijon shteti i Shqipërisë për investitorët e huaj.

Shqipëria rezultoi e fundit nder 20 vendet e Europes Qendrore dhe Lindore për të berë biznes.

Dhomat e Tregtisë Gjermane në të gjitha keto shtete kanë anketuar gjatë muajit mars mbi 1.600 anëtarë të tyre që kryesisht janë firma gjermane që kanë investuar atje.

Shqipëria mbetet mbrapa Maqedonisë, Serbisë e madje edhe Kosovës, duke mbetur kështu si destinacioni “me pak i preferuar” për investime te huaja.

Kompanitë qe operojnë në Shqipëri vlerësojnë se në vendin gjatë 2013-es ka nje perkeqesim te situates se brendshme ekonomike. Ne vitin 2011, 67% e te anketuarve e cilesuan situaten si pozitive, ne vitin 2012 vetem 42% e tyre dhe ne vitin 2013 ky vleresim ka rene ne 24%.

Ne vleresimin e kushteve te vendit si destinacion investimesh, kompanite e pyetura vazhdojne te shohin nevojen per permiresim te dukshem. Rezultatin me te keq e merr faktori “Korrupsioni dhe kriminaliteti”. 55% e te anketuarve shprehen se jane shume te pakenaqur me luften ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit.

52% e kompanive te pyetura jane te pakenaqura me administraten Publike dhe kerkojne qe procedurat ne administraten publike te jene me transparente. 48 % jane te pakenaqur me parashikueshmerine e politikave ekonomike.

Ne keto kushte edhe nismat e qeverise per te ulur taksat per biznesit, kryesisht taksa e sheshte, duket se nuk po japin asnje efeket tek bizneset. “Ne po shohim se taksa e sheshte nuk eshte realisht 10%, por shume me teper “, tha Andrea Gebbeken, presidente e Dhomes Gjermane.

Drejtuesit e Dhomes theksuan: “Ne qofte se Shqiperia deshiron te kete investitore te huaj, duhet te punoje me te gjithe kushtet e permendura me siper. Ne menyre te vecante duhet qe ligjet shqiptare te respektohen nga te gjitha palet. Vetem ne kete menyre mund te shfrytezohen potencialet e vendit nga kompanite vendase dhe te huaja”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)