17 Maj 2024

Shqipëri: Ulet deficiti buxhetor

Tiranë, 16 maj - Banka e Shqipërisë bën të ditur se gjatë tremujorit të parë të 2012-ës deficiti buxhetor ka rezultuar në 11,5 miliardë lekë, duke u ngushtuar në terma vjetorë me rreth 2,5%.

Sipas BSH-së, i vlerësuar në raport ndaj PBB-së, deficiti rezulton rreth 3.7% ose rreth 0.2 pikë përqindje më i ulët se e njëjta periudhë e një vit më parë.

Ekspertët vlerësojnë se politika fiskale vjetore në vend ka shfaqur prirje konsoliduese, çka është reflektuar në ngushtim e deficitit buxhetor.

Financimi i deficitit buxhetor është bazuar kryesisht në emetimin e letrave me vlerë në tregun e brendshëm.

Kredia e brendshme gjatë tremujorit të parë ka qenë rreth 8,2 miliardë lekë. Gjithashtu, sipas BSH, nëse do të respektohet limiti i përcaktuar për deficitin e përgjithshëm buxhetor (prej 41.1 miliardë lekësh) dhe rritja ekonomike të ndjekë një trajektore të ngjashme me atë të vitit 2011, stoku i borxhit publik ndaj PBB-së pritet të shfaqë prirje rënëse deri në fund të vitit 2012.

Raporti i Politikës Monetare të BSH-së për këtë periudhë informon se “për sa u përket shpenzimeve buxhetore të realizuara gjatë janar- marsit të 2012-ës, niveli i tyre ka arritur në 89,9 miliardë lekë, apo 29,1% të PBB”.

Ky raport, rezulton rreth 0.6 pikë përqindje nën nivelin e vlerësuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë, në sajë të shpenzimeve kapitale më të ulëta. Ndërsa shpenzimet korrente, ku përfshihen ato për sigurimet sociale, subvencionet, ndihma ekonomike dhe të mirëmbajtjes, kanë shënuar një rritje në nivel vjetor më rreth 3%.

Nga ana tjetër, shpenzimet kapitale janë tkurrur me rreth 17.6% nga i njëjti tremujor i një viti më parë.

Sipas raportit të BSH, sjellja e tyre është në të njëjtën linjë me natyrën e politikës fiskale të planifikuar për këtë vit buxhetor.

Ndërsa treguesi mbi të ardhurat buxhetore gjatë këtij tremujori kanë performuar në mënyrë të ngjashme me atë të pjesës së parë të vitit 2011, të vlerësuara në rreth 78,5 miliardë lekë, apo 25,4% të PBB. Në terma vjetor të ardhurat buxhetore kanë shënuar një rritje me 1,2%.

Të ardhurat me karakter tatimor, ku përfshihen ato nga tatimet e doganat, të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe të pushtetit vendor, gjatë tremujorit të parë kanë shënuar një rritje me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në 72,2 miliardë lekë.

Ndërsa të ardhurat nga TVSH-ja janë rritur me ritme mjaft të ulëta, të kushtëzuara nga rënia e importeve dhe konsumi i dobët përgjatë këtij tremujori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)