Shqipëri, ulen importet, rriten eksportet
Tiranë, 26 maj - Institutit i Statistikave (INSTAT) në raportin për tregtinë e jashtme të Shqipërisë thotë se gjatë prillit të këtij viti, është shënuar ulje e ndjeshme e importeve, ndërsa ka patur rritje të eksporteve, në krahasim me një muaj më parë.
Ndërkohë, deficiti tregtar për këtë muaj shkon në 22 miliardë lekë, shkruan agjencia \"Balkanweb\", që i referohet raportit të INSTAT.
\"Në prill 2012 u eksportuan 18,036 milardë lekë mallra, me rritje 7.9 përqind në krahasim me marsin dhe rritje me 27.1 përqind në krahasim me prillin e 2011-ës.\"
\"U importuan 40,114 miliardë lekë mallra me ulje 9 përqind në krahasim me marsin dhe ulje 12.4 përqind në krahasim me prillin e vitit të kaluar.\"
\"Defiçiti tregtar i këtij muaji është 22,077 milardë lekë, duke shënuar një rënie prej 19.2 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 30.1 përqind krahasuar me prillin 2011\", njoftoi INSTAT.
Sipas raportit, tregtia me vendet e Bashkimit Europian është 65.4 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë vendet fqinje, Italia dhe Greqia.