20 Prill 2025

Shqipëri, sot hapet tenderi për privatizimin e “Albpetrol”

Tiranë, 7 shtator - Kompanitë gjigande botërore përplasen për të marrë kompaninë shqiptare Albpetrol. Një ndër privatizimet më të rëndësishme të realizuara në Shqipëri ka sjellë një betejë të fortë mes fuqive më të mëdha ekonomike botërore, mes tyre dy shoqëri amerikane, gjigandi rus GAZPROM si dhe një komani kineze me emrin GPRO.

Qeveria shqiptare ka përcaktuar ditën e sotme si afatin e fundit të dorëzimit të ofertave dhe deri tani kanë tërhequr dokumentet e tenderit 19 kompani.  Kështu sot në orën 12:00, në sallën e mbledhjeve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, do të zhvillohet hapja e ofertave për blerjen e aksioneve të shoqërisë Albpetrol sh.a
 

Sipas të dhënave përcaktohet se është hera e parë që që privatizimi i një kompanie shqiptare tërheq në garë kompani nga tri superfuqi si SHBA, Kina dhe Rusia, të cilat janë njëkohësisht edhe tre nga vendet që vendosin ekuilibrat energjetike në botë.

Ajo që është interesante dhe vlen të theksohet është fakti se në vendin tonë ka ardhur pikërisht përpara hapjes së ofertave për tenderin e \"Albpetrol\", zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker, i cili do të qëndrojë në Shqipëri deri në fund të javës, pra edhe dy ditë pas mbylljes së tenderit.

Zyrtari i lartë amerikan ndërkohë ka realizuar takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Privatizimi 100% i aksioneve të \"Albpetrol\" synon të sigurojë investime private në zhvillimin e sektorit, përmirësim të teknologjisë, sistem menaxhimi me standarde mjedisore, liberalizim të tregut të hidrokarbureve. Sipas studimeve gjeologjike, Shqipëria ka rezerva mbajtëse të naftës në nëntokë në 480 milionë tonë, që kërkojnë investime për t`u bërë të shfrytëzueshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)