25 Dhjetor 2024

Shqipëri, Inflacioni vjetor zbret në 2.9 për qind

Tiranë, 9 dhjetor - Indeksi i Çmimeve të Konsumit në terma vjetorë në Shqipëri shënoi nivelin 2.9 për qind gjatë muajit nëntor, me një rënie të lehtë në krahasim me tetorin, ka bërë të ditur Instituti i Statistikave dje.

Çmimet e grupit ushqime dhe pije joalkoolike u rritën me 3.5 për qind në krahasim me një vit më parë, ku çmimet e bukës dhe drithërave shënuan rënien më të madhe me 8.7 për qind, ndërkohë që zarzavatet kanë shënuar një rënie të pazakontë prej 8.6 për qind.

Çmimet e zarzavateve kanë qenë veçanërisht të ulëta për këtë periudhë të vitit. Ndërkohë, mallrat ushqimore të pazëvendësueshme dhe që vijnë përgjithësisht nga importi, si vajrat dhe yndyrnat, kafeja apo drithërat shënuan rritje.

Rritja në këto zëra mund të jetë shkaktuar nga dobësimi gradual i lekut që në terma vjetorë vlen rreth 4 për qind më pak sot.

Nga ana tjetër, duhani është shtrenjtuar me 18.8 për qind si pasojë e rritjes së taksës së akcizës nga janari i këtij viti me 20 lekë për paketë.

Rënie kanë shënuar çmimet e veshjeve dhe këpucëve, të cilat janë prekur veçanërisht nga kërkesa e dobët konsumatore.

Medikamentet mjekësore u rritën me 5 për qind si pasojë e vendosjes së TVSH-së mbi ilaçet disa kohë më parë, ndërsa edhe kostoja e transportit raportohet në rritje me 7.1 për qind.

Inflacioni i çmimeve të mallrave të konsumit qe veçanërisht i lartë gjatë gjysmës së parë të këtij viti, por shënoi rënie në muajt e fundit, kryesisht si pasojë e kërkesës së dobët konsumatore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)