Shqipëri, inflacioni për muajin janar ishte 3.3 përqind
Tiranë, 24 shkurt - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar në një dalje për mediat se inflacioni për muajin janar, sipas BSH-së, ishte 3.3 përqind.
Sipas tij, është vënë re një rritje e çmimeve të mallrave ushqimorë dhe naftës, të cilat kryesisht kanë prekur shtresat e varfëra.
Sipas tij, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet edhe ne tre mujorin e katërt të 2010-s nga rritja e kërkesës së huaj për mallra.