25 Dhjetor 2024

Shqipëri, çmimi i naftës, drejt 200 lekë për letër

Tiranë, 2 mars - Gjatë shkurtit çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare është rritur me gati 10.3 për qind, dhe vetëm ditët e fundit çmimi ka nisur të ulet.

Këto lëvizje të tregjet ndërkombëtare janë pasqyruar me shpejtësi edhe në tregun shqiptar.

Në disa pika me pakicë të Tiranës një litër benzinë tregtohet me 193 lekë, ndërsa për naftën çmimi varion nga 184 deri në 186 lekë.

Krahasuar me fillimin e vitit, çmimi i karburanteve për qytetarët është rritur me 7-8 lekë për litër.

Kjo rritje çmimesh ka prekur jo pak edhe prodhimin vendas. Sinjalet e para të rënies së prodhimit ka nga sektori i bujqësisë, veçanërisht prodhimi në sera që përdorin lëndë djegëse për ngrohje dhe nga industria e ndërtimit, veçanërisht ajo e prodhimit të çimentos ku çmimi i lartë ka rritur kostot e prodhimit.

Por përveçse shkaqeve që vijnë nga jashtë, çmimi i karburantit në tregun vendas lidhet ngushtësisht edhe me faktorë të brendshëm.

Rritja e akcizës së karburantit dhe ndryshimi i taksës për automjete  që është transferuar në shitjen e karburantit, kanë qenë dy arsye shtesë që rritën çmimin. Importuesit, përveçse rritjes së çmimit në tregun ndërkombëtar, fajësojnë edhe tarifat e larta të magazinimit pranë depozitave portuale.

Sipas tyre, pjesa më madhe e çmimit përcaktohet nga taksat dhe fare pak shkon si pjesë fitimi për kompanitë e shitjes së karburantit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)