Shqipëri, bie import-eksporti nga Greqia
Tiranë, 15 tetor - Marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me Greqinë janë në dobësim që prej vitit 2009, ndërsa volumi tregëtar është në rënie të vazhdueshme përsa i përket importeve dhe eksporteve, raportoi mëngjesin e sotëm e përditshmja Shqip.
Ndërkohë, transporti dhe shërbimi doganor në Greqi do të paralizohen përsëri për 48 orë nga një grevë e përgjithshme në datën 19 tetor, ndërsa një tjetër grevë e shumë sindikatave është në vazhdim, raportoi e përditshmja Shqip në numrin e saj të sotëm.
Pas marrjes së lajmit për shkurtime të mëtejshme të buxhetit dhe kursimeve me 5 miliardë euro deri në 2015-n, punëtorët grekë, të udhëhequr nga dy sindikatat kryesore, kanë përshkallëzuar protestat, duke deklaruar