06 Janar 2025

Shpend Ahmeti i ndez dritat festive dhe hapet tregu i fundvitit

Prishtinë, 16 dhjetor - Sonte, në dy sheshet e qendrës së qytetit, atë “Skënderbeu” dhe sheshin “Zahir Pajaziti”, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndezi dritat festive me të cilat është stolisur qyteti, respektivisht e hapi Tregun e Fundvitit.

Me këtë rast Kryetari Ahmeti tha se ka kënaqësinë që zyrtarisht Prishtinën ta bashkangjesë në grupin e kryeqendrave evropiane me hapjen e Tregut të Fundvitit dhe stolisjen e qytetit me drita.

“Qytetarët do të kenë rastin që të shijojnë ushqime, pije, të blejnë dhurata gjatë periudhës festive”, tha Ahmeti. Ai sqaroi  që shtëpizat e Tregut të fundvitit janë blerë nga Komuna e Prishtinës dhe ato do të shfrytëzohen sa herë që organizohen tregje apo panaire në Prishtinë.

Tregu i Fundvitit do të jetë i hapur në sheshin “Zahir Pajaziti deri më 8 janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)